Bulqizë, 12 të arrestuar
pas plagosjes së minatorit

DIBER - Policia e Qarkut Dibër ka kryer arrestimin e 12 personave për ushtrim aktiviteti të paligjshëm në minierën e Bulqizës.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi Maksim Jangulli, pronar i galerisë private ku gjatë paradites së sotme mbeti i plagosur rëndë një minator.
Arrestimi i Jangullit u krye pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin e tij në minierë në mënyrë të paligjshme. Bashkë me të policia ndaloi edhe shoqëruesit e tij, shtetasit Eduard Vicishta dhe Valter Truka.

Ndërkohë, pjesa tjetër e të arrestuarve janë punonjës nëpër galeritë e minierës së Bulqizës, por policia dyshon së disa prej tyre zotërojnë galeri në ambientet e minierave.

Strukturat e rendit po kryejnë verifikime dhe hetime të mëtejshme për penalizimin e tyre për shkak të ushtrimit të këtij aktiviteti.

Strukturat e Policisë Qarkut Dibër, në bashkëpunim më sektorin e kundër krimeve të rënda dhe atë ekonomiko - financiar, që prej tre ditësh vijojnë aksionet për evidentimin dhe ndalimin e të gjithë personave që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm pranë minierës së Bulqizës.

(eb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë