Kjo godinë e rrënuar ka shërbyer si ambulancë shëndetësore për fshatin Godvi të Bulqizës deri në vitin 2003, kohë kur banorët e fshatit ndërtuan vetë një godinë të re. Por edhe këto ambiente janë aktualisht jashtë funksionit.
Banorët e Godvisë tregojnë për Report Tv se jo vetëm nuk është kryer asnjë investim prej dekadash por së fundmi është larguar edhe infermieri i fshatit.
Të moshuarit ankohen se për të marrë një shërbim elementar siç është matja e tensionit detyrohen të udhëtojnë 11 kilometra drejt spitalit të Bulqizës.
"Tek ne mungon shërbimi shëndetësor prej më shumë se 6 muajsh. Ne jemi pleq të vjetër, nuk kemi ku të masim tensionin. Duam që të vijë një infermiere që ta kemi afër e të na shërbejë", tha Nezie Seiti. Ndërsa Shahie Fiku, një tjetër banor e fshatit shprehet " 22 më shkon tensioni, s'kam ku ta mas nuk shkoj dot ne Zerqan se jam plakë e vjetër nuk mund të udhëtoj".
Për këtë problematikë është në dijeni Drejtori i Shëndetësisë në Diber, Flamur Meta dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.
"Kam vendosur në dijeni drejtorin e shëndetit publik dhe kryetarin e bashkisë ku u bë projekt/buxheti i vitit 2022, por ata s’po marrin asnjë masë për ti ardhur në ndihmë komunitetit", tha Qemal Jangulli, Kryeplak i fshatit.
Me bujqësi e blegtori të zhvilluar, Godvia me 200 banorë është një ndër fshatrat më të populluar në Bulqizë.
J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
16.3%
-
JO
77.4%
-
NUK KAM MENDIM
6.2%
Vota total: 1554
Lajme të tjera
-
Sherr për çështje pronësie në Mat, 54-vjeçarja goditet me sende të forta, arrestohet 1 person
29 Qershor, 13:47
-
Sherr për çështje pronësie në Klos, 46-vjeçari godet me sende të forta bashkëfshatarin! Vihet në pranga
29 Qershor, 13:10
-
I shpallur në kërkim për trafik droge para dy vitesh, vihet në pranga 47-vjeçari në Dibër
28 Qershor, 16:12
-
Ekskursion tragjik, 15-vjeçari u mbyt në Drinin e Zi! Lumi i rrezikshëm për pushuesit! Fryhet gjatë hapjes së portave të HEC-it të Maqedonisë së Veriut
28 Qershor, 13:18
-
Abuzim me paratë publike për kanalet vaditëse, ish kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama pyetet nga SPAK
28 Qershor, 12:40
-
Ekskursioni me klasën kthehet në tragjedi, mbytet në lumin Drin i Zi 15-vjeçari në Maqellarë
27 Qershor, 15:33
-
Televizor si telefon, zbulohen pajisjet e komunikimit në burgjet e Peqinit dhe Burrelit
21 Qershor, 16:31
-
Në lidhje me qershitë e Dibrës dhe tregu i shitjes
18 Qershor, 18:50
-
‘Duhet me pyet çfarë me mbjellë’, Rama ‘këmbëkryq’ me fermerët në Dibër në mes të parcelës me qershi
18 Qershor, 17:38
-
Zgjedhja e drejtuesve të rinj vendor në PS, Rama në Peshkopi: Të rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë! Duhet të rimarrim 3 mandatet që na takojnë
18 Qershor, 11:58
-
Dhunoi fizikisht babain, arrestohet 36-vjeçari nga Peshkopia
15 Qershor, 11:31
-
Qershitë e Dibrës mbeten pa vjelë, fermerët: S'ka treg, dalim në Peshkopi dhe kthehemi mbrapsht, nuk e shesim dot gjithë mallin
9 Qershor, 21:18