BULQIZE - Policia ka arrestuar tre persona si përgjegjës për vdekjen e minatorit Bujar Suroqi, 51 vjeç, që humbi jetën mëngjesin e dotëm në Bulqizë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori i vagonëve të minierës. Ata janë: Shefki Alla, me detyrë brigadier; Isuf Toska, me detyrë sinjalizues ashensori dhe Agim Laçi, makinist. Ata u arrestuan sepse kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë dhe nuk nuk duhej ta kishin lejuar minatorin të lëvizte me ashensorin e vagonëve, por vetëm me atë të minatorëve.

ORA 17:30 FAMILJARET PROTESTOJNE: T'I BEHET TRUPIT EKSPERTIZA

Pasditen e sotme, familjarët insistuan që njeriut të tyre t'i kryhej ekspertiza mjeko-ligjore.
Minatori Suroqi humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori që transporton minatorët nga një nivel në një nivel tjetër të minierës. Policia nisi hetimin për shkaqet e aksidentit. Deri në orën 17:20, trupi i minatorit ende nuk ishte tërhequr nga familjarët e tij, pasi ata kërkonin kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore duke protestuar.

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)