Bulqizë, babai: Djalin ma mbani
në burg, ose do ta vras 

Bulqizë, babai: Djalin ma mbani<br />në burg, ose do ta vras 
BULQIZE- Eshtë vetëm një copëz jete e qytetit të vogël të minatorëve i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për problemet sociale, grevën dhe për jetët e humbura në minierë.

Luftim Asllani, 55 vjeë me profesion prej 25 vitesh minator në Bulqizë i kërkon ndihmë shtetit për të riedukuar djalin e tij i cili prej kohësh përfshihet në vjedhje apo në vepra të tjera kriminale.

“Kam për ta therr si kec ,, kam për ta varë.. shteti të mos ma nxjerrë nga burg” – kjo është fjala e babait i cili e ndjen veten të humbur para betejës së mirërritjes së adoleshenti të tij rebel

”Nuk kam se cfarë ti bëj. Njerëzit vijnë e më kërkojnë mua hesap dhe para për vjedhjet që bën djali im, por unë s'kam ku ti marr. Jam vetë i pesti. I lutem shtetit të mos ma nxjerrë nga burgu”- tha ai për ora news.

Mikeliani, vetëm 16 vjeç është fryt  imartesës së parë të Luftimit. Pas vdekjes së bashkëshortes së tij të parë, ai u detyrua të martohej për herë të dytë. Me të cilën ka dhe 2 fëmijë.

Babai thotë se shpesh është deyruar që me duart e veta ta dërgojë në polici, por policia e ka liruar she sërish asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e tij.

Policia nuk mund të mbajë të burgosur minorenët, ndërsa nuk ekziston një shkollë e riedikumi, ku këta adoleshentë mund të riedukohen.


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS