Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit

Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit

Altin Dumani, Sali Berisha, Edi Rama dhe Bajram Begaj

JAVANEWS angazhoi ekspertin e sondazheve, Eduard Zaloshnja, që të zhvillojë një sondazh për personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale. Sondazhi u krye gjatë fundjavës, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në të 12 qarqet e vendit (në mënyrë përpjestimore me popullsinë banuese të secilit qark).

Plot 1234 banorë të rritur (18 vjeç e sipër) e plotësuan pyetësorin. Kampioni u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 3% për kuotën më të lartë (Dumanin) dhe plus/minus 0.1% për kuotën më të ulët (Begaj).

Në tre vendet e para për personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale u renditën Kreu i SPAK-ut Dumani, Kryeministri Rama dhe Kryetari i PD-së Berisha. Afërsisht, Dumani rezultoi me një kuotë sa dyfishi i Ramës, ndërsa Rama me një kuotë sa dyfishi i Berishës.

Me ekstrapolim të përafërt statistikor, mbi 1 milion banorë të rritur të vendit e konsiderojnë Altin Dumanin si personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale, ndërsa Ramën gjysëm milion (shihni tabelën më poshtë)./JavaNews

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës

Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës