Bulqizë, bllokohen 5 familje nga
bora, banorët: S'kemi ushqime!

Bulqizë, bllokohen 5 familje nga<br />bora, banorët: S'kemi ushqime!
BULQIZË-5 familje janë bllokuar që prej një muaji në fshatin Gjinovec të Bulqizës, si pasojë e dëborës.
 
Në një prononcim për Report Tv, një banor i këtij fshati ka bërë apel për ndihmë, për hapjen e rrugës pasi rezervat e tyre ushqimore kanë mbaruar.

Dervish Muça, ka deklaruar se bora në këtë fshat arrin në 1 metër e gjysmë dhe se prej 1 muaji janë bllokuar nga dëbora.
 
‘’Prej 1 muaji jemi bllokuar. Na është mbaruar edhe ushqimi. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë, të paktën të na hapin rrugën për këmbësorët. Jemi 5 familje të bllokuara’’,
-ka bërë apel Muça.
 
Reshjet e dendura të borës gjatë këtij janari kanë qenë të shpeshta dhe të dendura pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe personave.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Bie muri mbrojtës krah rrugës kryesore në zonën e Ujit të Ftohtë

Bie muri mbrojtës krah rrugës kryesore në zonën e Ujit të Ftohtë