BURREL - Nga qyteti i Burrelit, kryeministri Edi Rama ka vizituar fabrikën e ferrokromit, e cila është rikonstruktuar përmes një investimi prej 15 milionë dollarësh, e që do të sjellë rreth 600 vende të reja pune, me një rrogë të lartë. Rama ka shprehur bindjen se me nisjen e punës së kësaj uzine, tashmë kromi nuk do të shpërdorohet më.
Kreu i qeverisë ka vijuar vizitën e tij në qytetin e Burrelit, ku është njohur dhe me punimet për disa projekte infrastrukturore.
Fillimisht Rama ka ndaluar në kompleksin e rekreacionit të qytetit, ku përveç lojërave për fëmijë dhe fushave të ndryshme sportive do të ketë dhe ambiente të caktuara për moshat e mesme dhe të treta.
Projekti kap një vlerë prej rreth 70 milionë lekësh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 9 mijë metrash katrorë.
Një restaurimi tërësor do t’i nënshtrohen edhe fasadat e ndërtimeve të vjetra të qytetit të Burrelit. Godinat me një arkitekturë të veçantë do të rehabilitohen në versionet e tyre historike.
Ndërsa sa i përket Bulqizës, shefi i qeverisë është shprehur se tashmë një investim prej 25 milionë dollarësh po në sektorin e përpunimit të kromit do të sjellë një transformim urban, që siç nënvizon ai Bulqiza të mos jetë më shpellë e grabitësve.
Nis përpunimi i kromit në Burrel, Rama: Vende pune me 600 $ rrogë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se punësimi në qytetin e Burrelit tashmë është realitet, dhe kjo falë një investimi prej 15 milionë dollarësh dhe me një rrogë mesatare 600 dollarë në muaj.
Deklaratat kryeministri i ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, gjatë inspektimit të punimeve infrastrukturore që po bëhen në Burrel dhe Bulqizë.
Në postimin e tij, Rama bën të ditur nisjen e punës në uzinën e ferro-kromit në rrethin e Matit, duke shtuar se kjo ka hapur 600 mundësi reale punësimi me një pagë mesatare prej 600 dollarësh në muaj.
“Kënaqesi e madhe për fillimin e përpunimit të kromit në Burrel. 15mln USD investim. Potencial punësimi 600 vende të reja. Rrogat 600 USD #Rilindje”, shkruan Kryeministri Edi Rama
Uzina e ferro-kromit në Burrel, tashmë është një potencial ekonomik për banorët e kësaj zone falë mbështetjes së qeverisë.
Rama: 25 mln $ investim në Bulqizë, jo më shpellë e grabitësve
Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij në qytetet verilindore të vendit ka bërë të ditur investimin e ri prej 25 milionë dollarësh që do të bëhet në fushën e kromit. Sipas kryeministrit Rama, kjo do të sjellë një transformim urban të qytetit të Bulqizës ndërsa shton se kjo do ta shndërrojë këtë qytet për të mos qenë më shpellë për grabitësit.
“Ne Bulqize investim i ri ne krom 25 mln USD dhe transformim urban qe do te preket edhe me shume ne 2015. Bulqiza jo me shpelle per grabitesit!” shkruan Rama
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kenaqesi e madhe per fillimin e perpunimit te kromit ne Burrel. 15mlnUSD investim.Potencial punesimi 600 vende te reja.Rrogat 600USD#Rlindje
— Edi Rama (@ediramaal) December 22, 2014
Rama: 25 mln $ investim në Bulqizë, jo më shpellë e grabitësve
Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij në qytetet verilindore të vendit ka bërë të ditur investimin e ri prej 25 milionë dollarësh që do të bëhet në fushën e kromit. Sipas kryeministrit Rama, kjo do të sjellë një transformim urban të qytetit të Bulqizës ndërsa shton se kjo do ta shndërrojë këtë qytet për të mos qenë më shpellë për grabitësit.
“Ne Bulqize investim i ri ne krom 25 mln USD dhe transformim urban qe do te preket edhe me shume ne 2015. Bulqiza jo me shpelle per grabitesit!” shkruan Rama
Ne Bulqize investim i ri ne krom 25mlnUSD dhe transformim urban qe do te preket edhe me shume ne 2015. Bulqiza jo me shpelle per grabitesit!

VIDEO