Orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqiz, nga persona ende të paidentifikuar  është goditur me grushte një 57-vjeçar.

 N. U., 57 vjeç, i cili ishte roje në një pikë karburanti, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e regjistrimit të  kamerës së sigurisë dhe janë larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.