Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Bulqizës. Një minator ka humbur jetën brenda minierës, teksa e ka zënë poshtë një masiv gurësh.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën D të minierës, ndërsa trupi i viktimës vijon të jetë ende nën masivin e gurëve. Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Eris Keta, 30 vjeç, i cili nuk ka mundur të dalë nga miniera, teksa e kanë zënë gurët duke i marrë tragjikisht jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 09:15, Policia u njoftua se ishte dërguar në spitalin Bulqizës, një shtetas pa shenja jete, punëtor në minierën e kromit. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në zonën D, shtetasi E.K, 30 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar dyshohet se e ka zënë poshtë një masiv gurësh i shembur e pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

VIDEO