Bulqizë, familjarët e minatorit
kërkojnë ekspertizën mjeko-ligjore

Bulqizë, familjarët e minatorit<br />kërkojnë ekspertizën mjeko-ligjore
BULQIZE- Minatori që humbi jetën dy ditë më parë në minierat e Bulqizës është gjetur i vdekur rreth 4 orë pas aksidentimit të tij, ndërsa puna kishte vijuar normalisht deri në përfundim të turnit. Minatori Bujar Suroqi, 51 vjeç humbi jetën këtë të Diel pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori që transporton minatorët dhe kromin nga një nivel në një nivel tjetër të minierës.
 
Sipas familjarëve, dyshohet se minatori ka humbur jetën rreth orës 13.00 të datës 16 qershor, dhe jo rreth orës 17.00 siç është deklaruar edhe nga policia.
 
Familjarët e tij kërkonin kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, pasi sipas tyre trupi i të afërmit të tyre është gjetur pas katër orësh nga aksidenti, madje sipas tyre kufoma është nxjerrë në sipërfaqe pothuajse i copëzuar, për shkaqe ende të paqarta.
 
Sipas tyre dyshohet se minatori ka dashur të dalë më herët nga puna dhe për këtë ka shfrytëzuar ashensorin që në atë orar përdorej për transportin e kromit. Sipas specialistëve, shpejtësia e ashensorit kur transporton krom është disa herë më e lartë, se kur transporton minatorët nga një nivel në tjetrin. Për këtë, dyshohet se minatori mund të ketë rënë aksidentalisht nga ashensori, ndërsa puna me transportin e kromit ka vijuar normalisht edhe për katër orë të tjera. Kjo ka shkaktuar jo vetëm vdekjen e minatorit, por edhe dëmtimin e tij. për këtë arsye, familjarët kërkuan të bëhej autopsia e trupit, pasi ata pretendojnë se i afërmi i tyre mund të kishte mbijetuar rënies nga ashensori.
 
Policia ka arrestuar tre persona si përgjegjës për vdekjen e minatorit, Shefki Alla, me detyrë brigadier; Isuf Toska, me detyrë sinjalizues ashensori dhe Agim Laçi, makinist.
Ata u arrestuan sepse kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë dhe nuk duhej ta kishin lejuar minatorin të lëvizte me ashensorin e vagonëve, por vetëm me atë të minatorëve.
 
Kjo nuk është hera e parë që si pasojë e kushteve teknike të punës në galeritë e minierës, punonjësit humbin jetën.
 
Policia vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni