Një grabitje ka ndodhur në fshatin Viçisht të Bulqizës, në orët e para të mesnatës së kaluar.
Policia sqaron se një person ka hyrë në një banesë dhe ka dhunuar kryefamiljarët, duke kryer më pas vjedhje.
Ndërkohë, burri i dhunuar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik ndaj hajdutit, por plumbi nuk e ka kapur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 01.20, të datës 12.09.2017, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Viçisht, një person i pa identifikuar po tenton të vjedhë një banesë, duke ushtruar dhe dhunë ndaj kryefamiljarëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë organizuar punën duke shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se:
Në fshatin Viçisht, njësia Administarive Gjoricë-Bulqizë, një person ende i pa identifikuar ka hyrë në banesën e shtetasit I.Xh, 74 vjeç, ku ka ushtruar dhunë duke përdorur sende të forta, ndaj tij dhe bashkëshortes së tij shtetases N.Xh,70 vjeçe, ku më pas dyshohet se ka vjedhur një aparat celular.
Ndodhur në këto kushte shtetasi I.Xh, ka përdorur armën e zjarrit tip automatik ku ka qëlluar në drejtim të autorit por pa pasoja.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestuar gëzhoja dhe arma e zjarrit tip automatik të cilën shtetasi I.Xh, e dispononte pa leje.
Shtetasi I.Xh, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit po vijojnë veprimet për veprën penale "Armëmbajtje pa leje" për shtetasin I.Xh.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com