DIBER -Për pak famë në rrjete sociale një 25 vjeçari bllokoi qarkullimin e lirë për të bërë drift me makinën e tij duke rrezikuar të bëhej burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës por dhe duke ndotur ajrin.
Por videoja e publikuar në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë.
Policia e Bulqizës arriti të identifikonte të riun Ermal Nasufi dhe ta shoqërojë në polici. Më pas u gjobit me 60 mijë lekë si dhe iu hoq patenta

Ndaj 25-vjeçarit, u ngrit akuza "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Ndotja e ajrit".
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento
Komente

