Një 26- vjeçar banues në Shkodër ka përfunduar në pranga gjatë ditës së sotme në Bulqizë, pasi ju sekuestrua një armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 26- vjeçari Mirsad Pepa është arrestuar në shtëpinë e gjyshes së tij në fshatin Zerqan në Bulqizë, pasi në momentin që policia ka shkuar për të ushtruar kontroll në banesë ka hedhur nga dritarja një pistoletë tip “TT”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur edhe 54 fishekë pistolete model 54.

Mbi Pepën rëndon akuza e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu në kuadër të operacionit "Vjeshtë 2017", policia ka ushtruar kontrolle të befashishme në disa akse rrugore si dhe në ambiente të ndryshme.

kapet me pistolete diber
(Pistoleta e cila ju sekuestruar Mirsad Pepa )

Njoftimi i policisë:
Në zbatim të Planit Operacional "Vjeshtë 2017", për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në akse rrugore dhe ambjente të ndryshme për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara është arrestuar në flagrancë një shtetas që mbante dhe qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Mirsad Pepa, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet e policisë kanë marrë informacion se ky shtetas mbante armë me vete dhe ishte strehuar në banesën e gjyshes në fshatin Zerqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në kushtet e flagrances në banesën e shtetases Sh.K, në Zerqan, Bulqizë, nipi i saj shtetasi Mirsad Pepa, në momentin që forcat e policisë janë futur në banesë, ka hedhur nga dritarja një armë zjarri Pistoletë TT, me krëhër të mbushur me 7 fishek.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës është gjetur edhe një fishek pistolete model 54.

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com