Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi makina tip Benz me targa AA 410 BG ka qenë e parkuar. Dyshohet që lënda eksplozive të jetë vendosur në pjesën e kafanos. Shpërthimi i sotëm e ka çuar policinë drejt dy pistave të hetimit, asaj të një grindjeje të hershme por edhe dyshimeve të një konflikti me të afërmit e ish-bashkëshortes së Duriçit.
(Në foto, makina e Ardian Duriçit e parkuar para shtëpisë dhe dëmet e krijuara nga shpërthimi i tritoilt)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)