BULQIZË- Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento