Po bëheshin gati për t'u mbjellë, policia sekuestron mbi një mijë kubikë kanabis në Bulqizë, tre në pranga (VIDEO)

Gjatë një aksioni të kryer në Bulqizë në Ballaj të Martaneshit , policia ka sekuestruar 1324 rrënjë kanabis në gota plastike. Policia vuri në pranga A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H,  25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Kanabisi ishte sjellë nga Tirana në formë kubikësh dhe ishte bërë gati për t'u mbjellë në zonën e Martaneshit.

Gjatë aksionit policia sekuestroi një armë zjarri tip automatik me 30 fishekë dhe disa vegla pune dhe tuba plastike të cilat do të shëbenin për kultivimin e lëndës narkotike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë