Bulqizë, 'luftë për pasagjerë' mes dy linjave të transportit qytetarë! Në hetim administratori dhe dy shoferë

Bulqizë, 'luftë për pasagjerë' mes dy linjave të transportit qytetarë! Në hetim administratori dhe dy shoferë

Foto ilustruese

Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë proceduar penalisht pasi kanë kanosur shoferët e një linje tjetër furgonash, Bulqizë - Tiranë dhe anasjelltas.

Sipas policisë Maks Xhura, administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve, në bashkëpunim me shtetasit djalin e tij V. Xhura. dhe Flamur Gjoka shoferë furgonash të së njëjtës linjë, dyshohet se për motive konkurrence, prej disa ditësh, kanë ndaluar teksa lëviznin me automjetet e tyre private, shoferët e furgonave të linjës tjetër,në pronësi të Adil Cibakut dhe që bënte linjën Peshkopi - Tiranë e anasjelltas.

Ndaj Maks Xhura, 48 vjeç, V. Xhura, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasin Flamur Gjoka., 43 vjeç, banues në Bulqizë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja” dhe dosja i ka kaluar prokurorisë së Dibrës.

Kallëzimi është bërë nga administratori i linjës tjetër Adil Cibaku.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 26/06/2023 12:15

    Normal se ministria transportit i ka be njerezit te zihen e te vrite duke nxjerr ligje ne kundershim me vete ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë