Një 30 vjeçar nga Bulqiza është vendosur në pranga pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pa leje (pistoletë).

Autori i identifikuar si Roland Gjikola banues në fshatin Sopot,  akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", informoi sot policia

Në bazë të kontrolleve të kryera policia sekuestroi pistoletën, 24 copë fishek dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Arrestimi u bë në bazë të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme procedurale.