Bulqizë/ Arrestohet 33 vjeçari, nuk iu bind urdhrit të policisë! Gjatë kontrollit iu gjet sasi lënde narkotike

Një 33 vjeçar është arrestuar në Bulqizë. S.D., po lëvizte me motomjetin tip ‘Yamaha’ kur policia i bëri shenjë të ndalonte. 33 vjeçari nuk iu bind urdhrit më pas policia e ndoqi dhe bëri të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit në trup iu gjet një sasi me lëndë narkotike të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me motomjetin, një celular dhe 11 euro.

'Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Shërbimet e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Dushaj".

 Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D.,  33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik",  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip "Yamaha", që drejtohej nga shtetasi S.D., por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro.'

1729838790_bulqiz.jpeg

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?