TIRANE - Pak ditë pasi i vendosën tritol në makinë 24 vjecarit, Ardian Duriçi, nga Bulqiza i kërcënojnë motrën.

Një person i maskuar që lëvizte me motorr është afruar poshtë ballkonit ku banote familja Duriçi dhe i kanë kërkuar 16 vjecares, S. Duriçi, motrës së Ardianit të tregojë ku fshihet i vëllai.

Gjithashtu ata i kanë pohuar se janë autorët e shpërthimit të mjetit të 24 vejcarit më lëndë plasëse, ndërsa kanë theksuar se nëse Ardiani nuk bëhet i gjallë, lëndën ekplozive do ja vendosin shtëpisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)