Bulqizë/ Përplasi për vdekje 82-vjeçaren me motomjet dhe u largua! Në pranga 16-vjeçari

Bulqizë/ Përplasi për vdekje 82-vjeçaren me motomjet dhe u largua! Në pranga 16-vjeçari

Foto ilustruese

Një 16- vjeçar është vënë në prangat e policisë, ditën e sotme, pasi përplasi për vdekje një 82-vjeçaren me inicialet S.M me motomjet dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, (28 gusht) në fshatin Ostren, aty ku 82- vjeçarja u aksidentua nga një motomjet që drejtohej nga i mituri,

Sipas policisë, 16- vjeçari pasi u arrestua nga policia u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari”, njoftoi policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet

Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet