BULQIZË – Një 30-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi teksa peshkonte me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

30-vjeçari i identifikuar si Klodian Kala po peshkonte në lumin e fshatit Sofraçan, kur pësoi kontaktin fatal me rrymën elektrike.

Report Tv mëson se viktima është nga fshati Peladhi i Njësisë Administrative Zerqan.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi Klodian Kala, rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën sot në Bulqizë

1717346440_finalprojekt.00433918.Still223.jpg

Ky është peshkatari 30-vjeçar,Klodian Kala,  që humbi jetën pasditen e sotme, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte me gjenerator.