Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës së djeshme (14 dhjetor) e kam bërë të pakalueshme rrugën që lidh dy lagjet e qytetit, qytetin e vjetër të Bulqizës me atë të riun.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se banorët heqin këpucët për të kaluar rrugën, e cila është mbuluar tërësisht nga uji.

Po ashtu, vështirësi hasin edhe automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë. 

Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës ka problematika të këtij lloj sa herë që ka reshje të shumta shiu.