BULQIZE- Një tjetër minator është bërë viktimë e minierës së Bulqizës. Fetah Shehu, 55 vjeç ka gjetur vdekjen për shkak të shembjes së një masivi dheu në
një nga galeritë e zonës D.
Grupi hetimor konfirmoi lajmin se minatori është gjetur i vdekur në një nga galeritë e zonës D.
Minatorët janë përpjekur për të nxjerrë trupin e pajetë nga galeria, por ka pasur sërish shembje në galerinë e 66-të.
Shembja raportohet se ka ndodhur dy orë më parë, ndërsa lajmi kishte mbërritur 1 orë me vonesë për shkak të largësisë së galerisës, e cila ishte e braktisur.
RISHM kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve në këtë zonë për shkak të rrezikut që mund tu kanosej minatorëve. Ora News bën të ditur se minatori ishte punonjës i firmës, ACR, por meqë nuk paguhej nga kjo kompani koncensionare, kishte dalë vetë për të siguruar bukën e gojës.
(s.g,shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bulqizë, përçahet sindikata e minatorëve