BULQIZE- Një minator ka gjetur vdekjen në thellësitë e tokës në një galeri private në rrethin e Matit. 

Sipas policisë, minatori Kujtim Liçi 35 vjeç, babai i dy fëmijëve nga fshati Bejn është zënë nga një masiv gurësh teksa po punonte në galerinë e minierë private.  

Ngjarja u shënua në minierën e Cërujës në Mat, ndërsa mësohet se trupi i 35 vjecarit është nxjerrë nga miniera dhe është dërguar në morgun e spitalit të Burrelit. 

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)