Bulqizë/ Vdes punëtori në fabrikën e pasurimit të kromit (VIDEO)

BULQIZË- Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë në rrethana ende të paqarta. Ai është Mustafa Kamishi 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, në fabrikën e Pasurimit të Kromit, në pronësi të Bukurosh Koçit, në Bulqizë.

Paraprakisht raportohet se punëtori i ferrokromit mund të ketë pësuar atak kardiak, por gjithsesi do të jenë hetimet ato që do zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes. Policia tha se "është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje".

Burimet thanë se pritet të kryhet autopsia shkakun e vdekjes së 65-vjeçarit si dhe do të merren në pyetje drejtues e punëtorë të fabrikës.

Ndërsa një ditë më parë, po në Bulqizë është plagosur një minator 31-vjeç në galerinë e kromit. Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit në punë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës