Bulqizë- Dy të rinj, përkatësisht 24 dhe 26 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës për vjedhjen e një argjendarie në lagjen "Gjeologu".
Sipas bluve, grabitja ka ndodhur më 4 nëntor, rreth orës 02:00.
Të rinjtë kanë vjedhur sende të ndryshme (bizhuteri), me vlerë rreth 100 000 lekë.
“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në një dyqan argjendarie në lagjen "Gjeologu", në qytetin e Bulqizës, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë e cila bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.G., 24 vjeç, dhe E.D., 26 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Nga hetimet dyshohet se këto shtetas, më datë 04.11.2025, rreth orës 02.00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende të ndryshme (bizhuteri), me vlerë rreth 100 000 lekë”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Komente








