Një zjarr është përhapur pasditen e sotme në fshatin Gjoricë në rrethin e Bulqizës, në afërsi të xhamisë dhe shumë pranë banesave të zonës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa përhapja e tyre ka shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të afërsisë me shtëpitë.

Situata kërkon ndërhyrje të shpejtë për të parandaluar avancimin e zjarrit drejt zonës së banuar.

Banorët po ndjekin me shqetësim situatën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e dëmtuar. Zjarrfiksja ka bere te mundur izolimin e zjarrit nga banesat per momentin e ka nen kontroll.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 4 vatra aktive në Shqipëri, 100 hektarë pyje të djegura në Lundre të Matit! 183 forca në terren për shuarjen e flakëve