Qindra besimtarë nga Bulqiza, Dibra dhe zona të tjera të vendit u mblodhën në Ballëm Sulltan për të marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm, një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore të komunitetit bektashinj.

Që në orët e para të mëngjesit, qindra pelegrinë nga Bulqiza, Dibra e mbare vendi iu drejtuan vendit të shenjtë, Ballem Sulltan, për të kryer ritet fetare.

Gjatë ceremonisë, besimtarët ndezën qirinj dhe u lutën për paqe, shëndet e mbarësi.

Pelegrinazhi në Ballëm Sulltan të Martaneshit nuk ka vetëm vlera fetare. Çdo vit ai bashkon qindra familje, të rinj e të moshuar, duke ruajtur traditën dhe duke përcjellë te brezat e rinj vlerat e besimit.

Ballëm Sulltani konsiderohet figura më e rëndësishme e bektashizmit pas themeluesit Haxhi Bektash Veliut. Ai jetoi në shekullin XV, riorganizoi urdhrin bektashi dhe vendosi rite që vazhdojnë të ruhen edhe sot. Për besimtarët, pelegrinazhi në Martanesh mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit fetar.