Bumçi: Do të çrrënjosim shkaqet
e diskriminimit dhe intolerancës
Në ditën e parë të Konferencës 2-ditore të Nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, në Tiranë, ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, në një dalje për mediat tha se “Shqipëria është një vend aktiv brenda organizatës së OSBE-së, e përkushtuar ndaj vlerave themelore të organizatës”.
TIRANE- Në ditën e parë të Konferencës dy ditore të Nivelit të lartë të
OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, në Tiranë, ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, në një dalje për mediat tha se “Shqipëria është një vend aktiv brenda organizatës së OSBE-së, e përkushtuar ndaj vlerave themelore të organizatës”.
Kryediplomati shqiptar tha se “mbajtja e kësaj konference në Tiranë është shenjë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj vlerave të tolerancës dhe kundër diskriminimit”.
Duke vënë theksin në harmoninë ndërfetare në vend, Bumçi tha se kjo praktikë duhet të ndiqet edhe për të ruajtur stabilitetin dhe harmoninë në rajon.
“Brenda vendit, ne kemi riorganizuar dhe përditësuar legjislacionin tonë kombëtar, i cili tani përfshin një ligj gjithëpërfshirës kundër diskriminimit dhe një kod penal të ndryshuar. Këto përcaktojnë masat e përshtatura për të luftuar të gjitha format e intolerancës dhe diskriminimit, duke përfshirë ato të bazuara tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Kështu duhet të jetë, sepse të drejtat e njeriut dhe liritë themelore vlejnë për të gjithë individët, pa asnjë dallim”, tha Bumçi.
Sipas Ministrit të Jashtëm, prioritet mbetet edukimi i të rinjve me frymën e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
“Ne kemi një përgjegjësi për t’i garantuar brezave të rinj një të ardhme të përbashkët në një botë ku mbizotëron paqja, ku të drejtat e njeriut dhe liritë themelore respektohen dhe ku diversiteti vlerësohet. Kjo do të thotë se arsimi nuk është përgjegjësi vetëm e edukatorëve, por detyrë e të gjithë atyre që shërbejnë si model për brezin e ri: prindër, politikanë, udhëheqës fetarë dhe të komunitetit, atletë, etj. Ka shumë paragjykime dhe stereotipa që çojnë në sjellje diskriminuese dhe dhunë”, tha Bumçi.
Ndërkaq, kryediplomati shqiptar, vuri theksin në vijimin e përpjekjeve konkrete “për të çrrënjosur shkaqet kryesore të intolerancës dhe diskriminimit dhe për të promovuar respektin për diversitetin dhe pranimin”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15