Bumçi: Grabitën Mion, do të
mbyll muzetë e rretheve

Bumçi: Grabitën Mion, do të <br />mbyll muzetë e rretheve
TIRANE- Tre javë pas zbulimit të skandalit të zhdukjes së 61 pikturave nga Galeria “Guri Madhi” e Korçës, ku mes tyre, 27 ishin të piktorit Vangjush Mio, ministri Bumçi reflekton për herë të parë me një konference për shtyp, e cila u mbajt dje në orën 13.45 në Ministrinë e Kulturës (MTKRS).

Gjatë kohës që ndodhi skandali i zbulimit të grabitjes, përgjigjet zyrtare të ministrit Bumçi ishin totalisht “shfajësuese”, ku citohej vazhdimisht se “faji bie mbi bashkinë e Korçës”, ose “galeria është private”. Mirëpo dje është provuar e kundërta, që vetë shteti dhe z. Bumçi mbajnë një pjesë të madhe të fajit për zhdukjen e veprave të piktorit të shquar Vangjush Mio.

 Me këtë dalje të parë publike për shtyp Ministri Bumçi ka dëshmuar se pesha e fajit në rang shtetëror është aq e madhe sa kjo grabitje qenka kthyer në një faktor vendimtar për ndryshimet e ligjit “Për Muzetë”. Ministri Bumçi deklaroi dje se “me legjislacionin aktual Ministria e Kulturës nuk mund të kryejë as kontrolle në galeritë e qyteteve ku gjenden vepra dhe objekte të trashëgimisë sonë kombëtare”. Në të parën dalje publike për këtë çështje, zoti Bumçi paralajmëroi se do të marrë masa deri edhe në mbylljen e galerive dhe muzeve nëpër rrethe në rast se gjenden shkelje. Sipas Bumçit “dy janë masat e menjëhershme që do të ndërmerren: a) inspektime në rreth 50 galeritë dhe muzetë në të gjithë Shqipërinë dhe b) të niset nga puna për përmirësimin e ligjit aktual i cili nuk lejon ministrinë të kryejë kontrolle”. Z. Bumçi ka komentuar për mediat se “... nëse pas kontrolleve që do të kryhen, do të gjenden shkelje dhe mungesë kushtesh, muzetë dhe galeritë e qyteteve do të mbyllen, edhe nëse pushteti vendor nuk përmbush detyrimet, pasi ato janë pasuri kombëtare”. Në fjalën e tij, ministri Bumçi është justifikuar se nuk është marrë me këtë çështje sepse nuk “ishte në kompetencat e ministrisë që ai drejton për të ndërhyrë”. Duke ia hedhur fajin sërish pushtetit vendor në Korçë për këtë skandal, pritet që ministri të nisë turin e inspektimeve nëpër rrethe të tjera të vendit. Siç kuptohet ministri do të shkoj përpara se të shpallet ligji i ri për muzetë, për të cilin nuk dha një përgjigje konkrete dhe nuk kishte as vetë një ide të qartë se kur do të aprovohej. “Ndërhyrja në ligj do të bëhet pasi gjatë muajit gusht grupi i punës do të punojë me intensitet për të përgatitur ndryshimet dhe këto në sesionin e ri do të kalojnë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh z.Bumçi, por duke dëgjuar me vëmendje fjalëve e ministrit, nuk kuptohet qartë se çfarë e ka penguar Ministrinë e Kulturës të ndërhyjë më parë në përmirësimin e ligjit aktual për të mundur pastaj të kryente kontrolle dhe të kërkonte inventarë për të mbrojtur vlerat e kulturës kombëtare?! Dihet që fenomeni i vjedhjes apo zhdukjes së veprave dhe objekteve nga galeritë e muzetë e rretheve është ende duke u rritur. Burime nga MTKRS-ja dje kanë pohuar se thuajse të gjitha galeritë e rretheve në varësi të pushtetit vendor dhe muzetë “janë jashtë funksionit dhe prej vitesh nuk kryhen inventare”.
(Dh.H/gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete