TIRANE - Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi sulmoi kreun e PS-së dhe projektin politik “Shqipëria Europiane në Rajon dhe Botë” prezantuar sot paradite në Tiranë. Bumçi thotë se interesat e ngushta të Ramës mbajnë peng integrimin e vendit, duke mos votuar tre ligjet.
"Zoti Rama, a e di ti, se ti je i vetmi kryetar opozite i një vendi tashmë anëtar të NATO-s, ku të ankoroi kjo qeveri, që pengon integrimin e vendit në BE? A di ti, se je i vetmi kryetar opozite, që ka bllokuar dhe bërë lloj-lloj akrobacish për të penguar liberalizimin e vizave për shqiptarë, je i vetmi kryetar opozite, që ka anatemuar dhe përbaltur ‘Rrugën e Kombit”?
Bumçi sulmoi dhe Ramën i cili sot prezantoi strategjitë diplomatike të Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën drejt integrimit.
“Rama na tregoi qartazi se ai ndihet i kompleksuar. Na sqaroi se ai ndihet i paragjykuar në Kosovë. Ndoshta z. Rama paragjykohet sot në Kosove prej bojkotit, grevës së urisë, protestave të dhunshme dhe agresionin ndaj institucioneve demokratike. Ndoshta ai paragjykohet sot, pasi del dhe me deklarata për "miqësi të mirë" me Kosovën, ndërkohë që shqiptarët këndej dhe andej kufirit janë vëllezër, shumë më shumë sesa “miqësia e re” që dashka të na ndërtojë z. Rama.”- tha Rama.
Ministri i Jashtëm e mbylli deklaratën duke thënë se do të jetë kjo mazhorancë që do të mundësojë integrimin në BE, ashtu siç mundësuan antarësimin në NATO apo liberalizimin e vizave.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com