TIRANË - Deputeti Demokrat Aldo Bumçi ka kritikuar Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili sipas tij nuk ka pranuar propozimin e OSBE-së për të marrë kryesimin e njërit prej 3 komiteteve të këtij organizmi. Bumçi tha se Ministri Jashtëm I ka bërë dëm pozitës së Shqipërisë, sidomos në kohën kur Presidencën e OSBE-së do ta kryesojë Serbia.
Edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për politikën e jashtme Arta Dade ka gjykuar si të drejtë shqetësimin e ngritur nga Bumçi, duke shtuar se Shqipëria nuk ka refuzuar kategorikisht, por ka kërkuar drejtimin e një komiteti tjetër, atë të sigurisë dhe jo atë të ekonomisë, i cili i ishte propozuar Shqipërisë.
Në komision u diskutua po ashtu edhe mbi projektligjin për shërbimin e jashtëm, I cili do të shqyrtohet në shkurt. Demokratët patën kundërshtime dhe për këtë projektligj.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com