Bumçi: Mbledhje me qeverinë
turke? Rama kërkon të bëjë lajm

Bumçi: Mbledhje me qeverinë<br />turke? Rama kërkon të bëjë lajm
TIRANE- Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi vendimin e kreut të qeverisë Edi Rama për të realizuar mbledhje qeveri të përbashkët me qeverinë e Turqisë e konsideron më tepër si një qëndrim për të bërë lajm mediatik. Ai thekson se marrëdhëniet mes dy shteteve kanë qenë dhe janë të mira në sektrorët stretaegjikë.

“Mendoj se për mbledhjet e përbashkëta fushat e përcaktimit janë të përcaktuara, sepse me një vend si Turqia, ne i kemi tashmë marrëdhëniet të konsoliduara në shumë fusha të ndryshme të mbrojtjes, kemi investime turke në sektorë strategjikë duke filluar nga bankat, telekomunikacionin, energjia, industria e rëndë, shëndetsëia, arsimi etj. Ne kemi bashkëpunim në të gjitha fushat dhe secila fushë zhvillon marrëdhëniet përkatëse. Deklaratat për të bërë mbledhje të përbashkëta më duken më shumë dëshirë për të bërë lajm sesa shtojnë brum dhe material”, u shpreh Bumçi për gazetën Shqiptarja.com.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm nëse kryeministri vendos që të bëj takime të përashkëta qeverie me vende të tjera, nuk duhet të mënjanohen dhe shtetet fqinje. “Mendoj se në këtë rast duhet të ketë edhe takime mes dy vendeve të tjera sepse nuk ka pse të ketë këtu takime vetëm me Turqinë”, tha Bumçi.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…