TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi priti dje në një takim kortezie Ambasadorin e Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev. Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare për intensifikimin e dialogut politik, përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sferën e energjetikës dhe perspektivës që hapet me realizimin e Projektit TAP.
Ne besojmë se ky projekt i ka të gjitha shanset për të fituar, theksoi Ministri Bumçi, pasi jo vetëm që është më fizibël, por edhe realizon një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon.
Ambasadori Mustafayev, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve ndau të njëjtin mendim me Ministrin Bumçi lidhur me nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si turizmi, agro-biznesi, kultura, shkenca, bashkëpunimi ndëruniversitar etj.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com