Bumçi merr urimet e para në
detyrë nga katër ambasadorë
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Aldo Bumçi, ka pritur gjatë këtyre dy ditëve, disa ambasadorë të huaj, që e kanë uruar për detyrën e re, si ambasadorin e Turqisë, Spanjës,Bullgarisë dhe Gjermanisë.
TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka pritur gjatë këtyre dy ditëve, nё takime kortezie, disa ambasadorë të huaj, që e kanë uruar për detyrën e re të marrë javën e kaluar pas largimit të LSI nga koalicioni qeveritar.
Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë nё Tiranë, z. Hasan S. Aşan, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, z. Rafael Tormo Pérez, ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, z. Dimitar Arnaudov, ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, z. Dimitar Arnaudov ndërsa dje u takua me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, në Tiranë, znj. Carola Müller –Holtkemper. Ata i kanë uruar për detyrën dhe kanë shprehur bindjen se marrëdhëniet do të vazhdojnë të jenë shumëdimensional. Gjithashtu ambasadorët kanë siguruar mbështetjen e shteteve që përfaqësojnë në avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë.
Nga ana e tij Ministri Bumçi vuri në dukje potencialet e mëdha për zhvillimin e mëtejshëm tё këtyre marrëdhënieve, veçanërisht në fushat ekonomike dhe tregtare, duke evidentuar klimën pozitive të krijuar në vend për tërheqjen e investimeve të huaja.
Në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, z. Rafael Tormo Pérez, bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht në Bashkimin për Mesdheun dhe Aleancën e Civilizimeve, si dhe shprehën vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.
Në takimin e zhvilluar dje me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, në Tiranë, znj. Carola Müller –Holtkemper ministri Bumçi e cilësoi Gjermaninë si një partner strategjik politik dhe ekonomik të Shqipërisë, dhe një mbështetës të fuqishëm të progresit që Shqipëria ka arritur vitet e fundit. Ai garantoi se Shqipëria do të kryejë të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.5%
-
As i mire as i keq
33.9%
Vota total: 1657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia shkundet nga 6 tërmete radhazi, nga Kreta deri në Athinë! Forca deri në 4,4 ballë, panik te banorët
29 Dhjetor, 15:55
-
Dalja e avionit nga pista në Korenë e Jugut, publikohet videoja që tregon shpërthimin e motorit në ajër
29 Dhjetor, 15:52
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor, 15:51
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor, 15:39
-
Itali/ Grabitja 300 mijë euro e argjendarisë në mes të Firences nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, arrestohet kreu i grupit! Në kërkim 3 të tjerët
29 Dhjetor, 15:39
-
Sot për herë të parë si titullar, Armando Broja ul në stol sulmuesin e Anglisë
29 Dhjetor, 15:39
-
Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët
29 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO/ Spektakël në 'Friuli', Udinese dhe Torino barazojnë 2-2
29 Dhjetor, 15:22
-
GOLAT/ Udinese barazon 2-2 me Torinon, në fushë Napoli dhe Juve! Mbrëmja rezervon Milan - Roma
29 Dhjetor, 15:20
-
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
29 Dhjetor, 15:18
-
Ledri Vula flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Jemi ende shokë
29 Dhjetor, 15:11
-
‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive
29 Dhjetor, 14:59