KOSOVE - Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Aldo Bumci po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë më ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës zotit Enver Hoxhaj.
Burimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftuan se " Bumçi u prit në një takim të vecantë nga Kryeministri zoti Hashim Thaçi. Ministri Punëve të Jashtme, zoti Aldo Bumci, përcolli përshëndetjet e Kryeministrit Berisha dhe përgëzoi për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe për propozimin e Komisionit Evropian për hapjen negociatave për MSA-në me Kosovën.
Gjatë këtij takimi, zoti Bumi solli në vëmëndje se, Qeveria Shqiptare mbështet plotësisht këtë marrëveshje si dhe përshëndet qeverinë e Kosovës për kurajën dhe vizionin më të cilën udhëhoqi negociatat në këtë dialog.
Marrëveshja hap perspektiva të mëdha për Kosovën si në rrafshin e brendshëm ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Inkurajojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila shoqërohet me garancitë ndërkombëtare të miqve tanë,BE dhe SHBA, tha z. Bumci.
Kryeministri Thaci, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për kryeministrin Berisha dhe Ministrin Bumci për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Ministri Bumci gjate vizitës së tij zyrtare në Kosovë u takua edhe me homologun e tij, z. Enver Hoxhaj. Gjatë këtij takimi, z. Bumci përshëndeti marrëveshjen historike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke vënë në dukje se zbatimi pa ekuivok dhe me garanci ndërkombëtare i marrëveshjes përshpejton integrimin evropian të Kosovës dhe hap një perspektivë të re edhe per investimet e kapitalit të huaj në Kosovë. Gjithashtu z. Bumci, në emër të qeverisë shqiptare, përshëndeti edhe rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën. Shqipëria është e gatshme të ofrojë përvojën e saj integruese, vlerësoi ai dhe se marrëveshja Kosovë-Serbi përshpejton procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.
Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe z. Bumci, vlerësoi se rruga e kombit ka krijuar mundësi të shumta për një hapësirë të përbashkët ekonomike Shqipëri-Kosovë, duke 7 fishuar shkëmbimet tregtare brenda 7 viteve. Ministri ofroi edhe bashkepinimin e Shqipërisë për përfshirjen e Kosovës në projektin TAP.
Nga ana e tij Ministri Hoxhaj, vuri në dukje se Shqipëria po shndërrohet me shpejtësinë e dritës në një partner strategjik të rëndësishëm ekonomik të Kosovës. Rruga e Kombit është kornizë e bashkëpunimit të suksesshëm ekonomik. Me Shqipërinë kemi nënshkruar rreth 100 marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi që prekin të gjitha fushat, tha ai.
Në fokus të bisedimeve ishin edhe cështjet e rajonit. Në këtë kuadër Ministri Hoxhaj, vlerësoi dhe falënderoi Ministrin Bumci dhe qeverinë shqiptare, për mbështetjen që i dhanë marrëveshjes së Brukselit, zbatimi i së cilës duhet të përbëjë model për vendet e tjera fqinje si Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina.
Bashkëpunimi në kuadër të integrimit evropian dhe të koordinimit të lotimit për njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës ishin gjithashtu pika të rëndëishme në axhendën e bisedimeve në takimin mes dy Ministrave të Jashtëm. Ministri Hoxhaj falënderoi për mbështetjen e ofruar nga Ministri Bumci për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për të përftuar nga eksperienca e Shqipërisë si në proceset e integrimit dhe liberalizimit të vizave, ashtu edhe në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat dhe nismat rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjate vizitës së tij Ministri Bumci zhvilloi takime te veçanta me zv/kryeministrat, zz Bengjet Pacolli dhe Hajredin Kuci.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com