Bumçi: Rama, 11 vjet në bashki
na la 0.8 m² gjelbërim për frymë

Bumçi: Rama, 11 vjet në bashki<br />na la 0.8 m² gjelbërim për frymë
TIRANE - Ekzistojnë vetëm 6 terrene sportive nga 100 të premtuara nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, madje edhe ato, tërësisht të degraduar. Me këtë reagim ka dalë sot në konferencë shtypi, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi., reagim ndaj aktivitetit të PS-së "Rinia dhe Sporti".

"Sporti për të gjithë brezat ishte kryefjala e programit të z.Rama", - tha Bumçi. -"Por z.Rama, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për 11 vjet ka pasur mundësi të shumta për të zhvilluar sportin për të gjithë. Fatkeqësisht ajo që na la trashëgimi në Tiranë z. Rama është masivizimi i pallateve dhe betonit dhe jo masivizimi i sportit. Çfarë do tu thotë të rinjve të Shqipërisë z.Rama mbasi krijoi “një ambient mbytës për sportin” në Tiranë. Ku lozin sot fëmijët e kryeqytetit? Zhvillimi urban i Tiranës gjatë 11 viteve të z. Rama krijoi një ambient mbytës apo nxitës për sportin? Përgjigja është e thjeshtë, dhe e dhimbshme! Mbas 11 vitesh qeverisje qytetarët e Tiranës kanë vetëm 0.8 m katror gjelbërim për frymë. Fëmijët dhe të rinjtë e këtij qyteti e kanë të vështirë të gjejnë hapësirat më minimale ku mund të luajnë".

"Z. Rama deklaron se do të kthejë shkollat në qendrat kryesore për zhvillimin e sportit për të gjithë", - vuri në dukje ministri. -"Me fondet e qeverisë, pas shumë zvarritjesh, sepse pallatet dhe jo shkollat ishin në mendjen e tij, ndërtoi shtatë shkolla të reja, pesë prej të cilave nuk kanë terrene të hapura sportive. Zona të tëra të kryeqytetit, si p.sh. zona që përfshin njësitë bashkiake 4, 8, dhe 9, nga Shkolla e Bashkuar Rr. “Njazi Meka”, deri te Rr. “Don Bosko” te Zogu i Zi, nuk kanë shkolla, një shërbim thelbësor që i mungon një komuniteti që për nga madhësia është i ngjashëm me qytete të Shqipërisë. Si Kryetar Bashkie Z. Rama premtoi dhe paraqiti projektin “Dua të Luaj”, ku do të ndërtoheshin 100 terrene sportive në Tiranë. Siç e shikoni dhe nga pamjet fotografike se me pak se 6 terrene të tilla ekzistojnë, tërësisht të degraduar, pa asnjë shenjë investimi".

"Kjo është trashëgimia e Z. Rama mbas 11 vjet qeverisje", -përfundoi Bumçi: - "Një qytet ku u masivizuan pallatet dhe betoni dhe jo sporti. Për këto arsye, si dhe shumë të tjera, të rinjtë e Tiranës nuk e votuan për kryetar bashkie".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike