Bumçi:Reforma në drejtësi politike
Harta e re për qëllime elektorale
Partia Demokratike thotë se reforma në sisitemin e drejtësisë do të bëhet me qëllim për të kapur sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për KosovaPress deputeti i PD-së Aldo Bumçi thotë se opozita është gati për bisedime për këtë reformë dhe kryetari Lulzim Basha ka paraqitur një platformë. Sa i përket dhe reformës territoriale ai thotë se po bëhet me qëllime politike për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Partia Demokratike thotë se reforma në sisitemin e drejtësisë do të bëhet me qëllim për të kapur sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për KosovaPress deputeti i PD-së Aldo Bumçi thotë se opozita është gati për bisedime për këtë reformë dhe kryetari Lulzim Basha ka paraqitur një platformë.
"Nuk bëhet fjalë vetëm për konflikt midis KLD-së( Këshilli I Lartë I Drejtësisë) dhe ministrit të Drejtësisë, po bëhet fjalë për një aksion politik, të shumicës, të dyshes Rama-Meta për të kapur drejtësinë shqiptare. Pas një viti nuk kanë asnjë faqe strategji, çfarë do realizojë kjo reformë dhe si do e realizojë, pikat kryesore. Ndërmarrin një nismë të shpejtë ligjore pa u konsultuar me askënd. Deri tani, gjuha e përdorur nga Kryeministri, shpejtësia e ndërmarrjes së reformës e pakonsultuar me Bashkimin Evropian, me ekspertë, tregon qartë që synimi është për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne si opozitë jemi të gatshëm, kryetari Basha ka paraqitur një platformë, që nuk është fundi por nisja e debatit. Komisioni Europian dhe vendet kryesore kanë ofruar të gjithë vullnetin e tyre për të mbështetur reformën në drejtësi. Pavarësia e gjyqësorit është e rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Kapja e gjykatave do të thotë se qytetarët, biznesmenët, kur i shkelen të drejtat, me gjoba, kontrata etj. të mos kenë mundësi ta gjejnë të drejtën e tyre sepse gjykata do jetë e kontrolluar nga qeveria, dhe kjo nuk është reformë”, ka thënë Bumçi.
Sa i përket dhe reformës territoriale ai thotë se po bëhet me qëllime politike për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Kjo nuk është çështje emergjente. Nëse do ishte një reformë e plotë, duhet të niste me decentralizimin, çfarë kompetencash do u jepen komunave dhe bashkive, një analizë se pse gjërat nuk kanë funksionuar mirë deri tani; dhe që mendoj se është te mungesa e kompetencave; pra duheshin analizuar të gjithë këto dhe më pas të kalohej te harta. Me propozimin e ri kemi në zona të caktuara komuna dhe njësi të vogla, dhe në zona të tjera kemi njësi bashkiake që janë sa trefishi i tyre, pra duket qartë që është një hartë e bërë për arsye politike. Ky është një proces që duhet bërë me konsensus, sepse nuk ka askush pronësi për të ndarë në Shqipëri, duhet bërë në mënyrën që respekton traditat, identitet, dhe projektet zhvillimore të zonave. Siç duket gjithë ky ngut ka vetëm një shpjegim: Zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, ka thënë Aldo Bumçi deputet i Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
NAN%
-
Jo
NAN%
-
Nuk e di
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza
13 Tetor, 22:56
-
Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!
13 Tetor, 22:32
-
Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës
13 Tetor, 22:21
-
Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'
13 Tetor, 21:56
-
Fier/ Aksident i trefishtë i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! 4 të plagosur, tre prej tyre pasagjerë, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
13 Tetor, 21:31
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës
13 Tetor, 21:01
-
Thirrjet raciste e përdhosja e simboleve kombëtare! Edhe Federata e Futbollit e Kosovës i ankohet UEFA-s: Të papranueshme, skena të tilla të dënohen ashpër
13 Tetor, 20:58
-
Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020
13 Tetor, 20:41
-
SHBA do t'i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore
13 Tetor, 20:22
-
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
13 Tetor, 20:20
-
Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë
13 Tetor, 19:25