Bumçi: Sa dhe si do ta paguani
konsulentin tuaj Toni Blair?

Bumçi: Sa dhe si do ta paguani<br />konsulentin tuaj Toni Blair?
TIRANE- PD ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se ka gënjyer shqiptarët kur u tha se konsulenti i zgjedhur prej tij, ish kryeministri britanik Toni Blair do të punojë vullnetarisht.

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra , por gënjeshtra e Ramës nuk zgjati më shumë se disa orë. Kryeministri Rama  deklaroi dje në drekë se ish-Kryeministri britanik do të punojë vullnetarisht, ndërsa në darkë doli donator”, deklaron ish-miinistri i Jashtëm shqiptar Bumçi. Ai ka kërkuar nga Rama të bëjë transparencë lidhur me shpenzimet për konsulentin e tij.

“Z.Rama e di shumë mirë, se konsulenti më i kushtueshëm i botës, z.Blair, çarteri i të cilit kushton jo më pak se 7 mijë euro në orë s’mund të ofrojë shërbim falas për kryeministrin e qeverinë shqiptare. E ka ditur shumë mirë, se z.Blair do paguhet. Përse ai u tha shqiptarëve se Tony Blair do të jetë vullnetar. Çfarë fsheh Edi Rama? Përse nuk bën transparencë në lidhje me pajtimin e konsulentit më të paguar të botës. Cilët janë donatorët që do të mbulojnë shpenzimet e ish-kryeministrit britanik? Çfarë interesash kanë ata në vendin tonë? Si do të kompensohen ata për bujarinë që po tregojnë duke nxjerrë para nga xhepi i tyre për të paguar z.Blair?”, tha Bumçi.


Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun