TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i cili mban postin zv/kryetarit të komisionit të jashtëm denoncon shkarkimin e 6 konsujve shqiptarë të cilët shërbejnë nëpër botë nga qeveria e kryeministrit Rama.
Në një prononcim jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit ish ministri i Jashtëm akuzoi Ramën se shkarkimet i ka kryer me paragjykime duke i shkaktuar dhe një dëm të madh imazhit të Shqipërisë nëpër botë.
“Janë pushuar nga puna disa konsuj ndërkohë që kyrministri ishte në avion. Ky është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë dhe imazhit për mënyrën si qeveria e re po trajton shërbimin e jashtëm. Edhe në programin e qeverisë të miratuar në Kuvend cilësohej si pasqyra më e mirë e keqqeverisjes shërbimi i jashtëm. Kjo është një deklalratë çnderuese kjo nuk është e denjë. Shërbimi i jashtëm ka kontribut për anëtarësimin e Shqiëprisë në NATO, liberalizimin e vizave, propozimin për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ky shërbim po trajtohet në mënyrë denigruese. Fushata e vitit zero është dëm i madh që i bëhet imazhit të Shqipërisë në botë”- tha Bumçi.
Bumçi tha se kishte informacion se deri tani janë shkarkuar 6 konsuj dhe se në ditët në vijim do të ketë dhe shkarkime të tjera. Është një ”shkarkim i menjëhershëm pa filluar detyrën dhe që niset nga një qëndrim subjektiv i njëanshëm”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com