Bumçi: Tërheqja e ambasadorit
në OSBE akt i papërgjegjshëm

Bumçi: Tërheqja e ambasadorit<br />në OSBE akt i papërgjegjshëm
TIRANË - Rikthehet debati për ambasadorin e Shqipërisë në OSBE. Për demokratët diplomacia shqiptare është në një pikë kritike në raport me OSBE. Ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi  tha në një prononcim për mediat se mungesa e ambasadorit në kohën që ky organizëm drejtohet nga Serbia është një handikap i madh për vendin.

Bumçi foli me tone të ashpra në drejtim të rolit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në këtë çështje, i cili sipas tij ka shkelur kushtetutën.

“Marredheniet e Shqipërise me OSBE-në janë në piken e tyre më të ulet duke dëmtuar rëndë interesin tonë kombëtar dhe imazhin e vendit në një nga organizmat më të rendesishëm ndërkombëtar. Sot, Shqipëria duhet të ishte duke drejtuar një nga tre komitetet e rendesishme te OSBE-së, ofertë e partnereve tanë ndërkombetarë dhe Sekretarit të Pergjithshem të OSBE-së, në një kohë që Serbia do të merrte Presidencen e radhës të OSBE. Kjo ofertë vullnet mire e partnereve për të balancuar Presidencen Serbe, u refuzua pa asnjë argument nga Ministri Bushati duke demtuar imazhin dhe interesin tonë kombëtar. Sot Shqipëria nuk ka ambasador në OSBE, ndërkohe që Serbia ka Presidencen e radhes së OSBE-së, çfarë do të thotë se interesat e Shqiperise por dhe të shqiptareve në rajon të jenë tërësisht të papërfaqësuara. Terheqja e Ambasadorit tone ne OSBE eshte nje akt i papergjegjshem i Ministrise së Jashtme dhe Qeverisë. Ky qendrim i Ministrit Bushati për terheqjen e ambasadorit nga OSBE-ja vjen  mbas kritikave të forta të ketij insitucioni dhe partnereve më të rendesishem ndaj Qeverisë. Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale, ishte raporti me kritik për zgjedhjet që OSBE ka hartuar që nga vitit 2003. Në raport flitet për blerje të votës, presion masiv ndaj votuesve, deri në “shqetesime serioze për mundesine e qytetareve qe të votonin te lirë nga frika dhe kërcenimet”. Qendrimi i Ambasadorit Amerikan në Keshillin  e Perhershëm të OSBE-s, si pergjigje e raportit te prezantuar nga ambasador Raunig, se “Eliminimi i korrupsionit dhe shmangja e influencave kriminale në qeverisje është vendimtare për përparimin e Shqiperise” është një nga deklaratat më të renda të bëra ndonjëherë. Menjeherë mbas këtyre qendrimeve, Ministria e Jashtme i dergon një letër institucioneve të tjera ku i kërkohet që të rishikoheshin projektet me OSBE-në pra një “tkurrje” të rolit të OSBE. Ky qendrim, pasohet me tërheqjen e ambasadorit tonë nga OSBE. E treta, me kete precedent, Ministri i jashtem Bushati ka shkelur Kushtetuten e vendit e cila ia njeh Presidentit të Republikës të drejtën për të dekretuar fillimin dhe mbarimin e mandatit të një ambasadori. Mbarimi i mandatit të ambasadorit, kthimi i tij në atdhe, edhe pse Presidenti nuk është shprehur me dekret, duke i thënë se do të pritet rroga dhe çdo mbeshtetje tjetër financiare, është një precedent i rrezikshem me pasoja të renda për përfaqesimin e Shqiperisë në botë”, - tha Bumci.

Deklaratat e deputetit të PD-së u bënë jashtë sallës së komisionit kuvndor të Jashtëm pasi mediat bojkotuan për pak minuta këtë mbledhje, në shenjë solidarizimi me kolegët e një medie vizive që u nxor jashtë nga kryetarja e komisionit. Me rikthimin  e mediave në sallën e mbledhjes, zonja Dade foli për rolin që po luan Shqipëria në OSBE, ndërsa i cilësoi marrëdhëniet pozitive.

“Do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë si partner serioz në Këshillin e Europës por edhe në Asamblenë Parlamentarë të OSBE-së por dhe në OSBE duke kërkuar nga MPJ që të shikohet mundësia edhe kandidimit nëpër postë të rëndësishme të ekzekutivit në këto dy organizma. Gjithashtu dua të vlerësoj rolin që kemi luajtur brenda OSBE-së për çështje të sigurisë”, u shpreh kryetarja Dade.

Gjatë fjalës  së saj zonja Dade  foli edhe për incidentin që u shkaktua në këtë mbledhje me mediat.

“Kamerat nuk mund t'iu rrinë deputetëve mbi kokë dhe aq më tepër është e papranueshme humbja e etikës në rast se në bëjmë një vërejtje qofshin këta kameramanë që janë shumë të nderuar dhe të mirëpritur por edhe gazetarët”, tha Dade.
 
Në mbledhjen e  komisionit të Jashtëm raportuan drejtorë të Ministrisë së Jashtme rreth marrëdhënieve që ka Shqipëria me OSBE dhe Këshillin e Evropës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025