Bundesbank ngre alarmin për ekonominë gjermane, reçension në tremujorin e tretë

Bundesbank ngre alarmin për ekonominë gjermane, reçension në tremujorin e tretë

Spektri i recesionit po përballet me ekonominë gjermane.

Alarmi është dhënë nga Bundesbank, disa ditë pas rënies prej 0,1% të PBB-së të regjistruar në tremujorin e dytë.

Sipas Bankës Qendrore, ekonomia e vendit mund të shkojë në recesion në tremujorin e tretë të vitit, e cila do të pasqyrohet nga një "rënie e mprehtë" e prodhimit industrial dhe tensionet e tregtisë ndërkombëtare.

Sipas Bundesbank, PBB-ja e Gjermanisë mund të “bjerë përsëri" pas rënies së parë në gjysmën e dytë të vitit.

Po sipas Bundesbank, "Ekonomia mund të kolapsohet përsëri".

Paralajmërimi i forte vjen në një kohë kur debati politik në Berlin mbi nevojën që qeveria gjermane të devijojë nga dogmat e saj buxhetore dhe të sigurojë mjetet për një ringjallje të mundshme të ekonomisë, është i ndezur.

Vetëm sot, Bloomberg, duke cituar Ministrin e Financave, Olaf Scholz, foli për një plan të mundshëm 55 miliardë € stimulues për të rritur ekonominë.

Ditët e fundit, Kancelarja Angela Merkel, pas parashikimeve negative për tremujorin e tretë, ka shpjeguar se Gjermania, për momentin, nuk ka nevojë për stimuj të rinj, duke lënë dyert e hapura për ndërhyrje, nëse është e nevojshme

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi