Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi të shtunën shtatë ndeshje për raundin e 28-të. Te fitorja dolën Bayern Munich, Dortmundi, Leverkuseni, Mainzi dhe RB Leipzigu.

Në stadiumin 'Europa-Park', Freiburgu u mposht 2-3 me përmbysje nga Bayern Munich. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e dytë me Manzambi dhe Holer, por bavarezët përmbysën me dopietën e 20-vjeçarit Tom Bischof (81' dhe 90+2') dhe golin e 18-vjeçarit Karl Lennart në minutën 90+9. Me këtë fitore Bayern Munich e ka siguruar një vend në Champions League për edicionin e ri.

Në 'MHPArena' vendasit e Stuttgarit u mposhtën 0-2 nga Dortmundi me golat e Karim Adeyemi dhe Julian Brandt në shtesën e katërt dhe gjashtë të ndeshjes. Verdhezinjtë mbajnë gjallë (matematikisht) garën për titullin kampion.

Pas këtij raundi, Bayern Munich kryeson renditjen me 73 gola, ndjekur nga Dortmundi me 64. Pas tyre RB Leipzig dhe Stuttgart me 53 pikë.

Bundesliga, raundi i 28-të:

E shtunë, 05 prill 2026

Monchengladbach 2-2 Heidenheim

Bayer Leverkusen 6-3 Wolfsburg

Freiburg 2-3 Bayern Munich

Hamburger 1-1 Augsburg

Hoffenheim 1-2 Mainz

Werder Bremen 1-2 RB Leipzig

Stuttgart 0-2 Dortmund

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?