Bundesliga, Bayern kapitullon
ndaj Hoffenheim, fiton Dortmund

Bayern Munchen ka regjistruar humbjen e dytë në Bundesligë për këtë sezon dhe të parën për vitin 2017, pasi është mundur në transfertë nga Hoffenheim në javën e 27 të kampionatit. 

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 21 me anë të Kramariç. Rezultati nuk ndryshon deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit, pavarësisht tentativave të ekipit të Ançelotit për të barazuar shifrat. 

Pavarësisht kësaj humbje, Bayern nuk rrezikon pozitat në vendin e parë (65 pikë), pasi janë të shkëputur 13 pikë larg ndjekësve më të afërt të Leipzig. 
 

Ndërkohë, Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja, pasi kanë mposhtur me rezultatin e thellë 3:0 Hamburgun e Mërgim Mavrajt i cili luajti titullar gjatë gjithë takimit. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Castro '13, Kagawa '81 dhe Aubameyang '90.  
 

Me bavarezët e shkëputur në krye kur duhen dhe 7 javë deri në përfundim të kampionatit, duket se beteja në Bundesliga është për vendin e dytë për të cilin luftojnë tre ekipe Dortmund, Hoffenheim dhe Leipzig. 

Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Schalke 04 me rezultatin 3:0 ndaj Werder Bremen. Ndërsa Koln mundi Frankfurtin 1:0. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës