Pak ditë para ndeshjes së kthimit me zviceranët e Baselit, ka shpërthyer Bayern Munchen në ndeshjen e Bundesligës gjermane, të zhvilluar këtë të shtunë. Gjigantët bavarezë kanë shënuar plot 8 gola në terrenin e tyre, dhe atë 7 Hoffeinheimit dhe 1 vetes.
Sulmuesi më në formë i klubit, Mario Gomez ka shënuar tri herë (5’, 35’ dhe 48’). Dy rrjeta të tjera i ka shtuar Robben nëpërmjet penalltisë në minutën e 12 dhe në të 29.
Dy të tjerat kanë ardhur nga Kroos në minutën e 19 dhe Ribery në të 58. Në minutën e 85 Gustavo shënoi autogol për rezultatin final 7-1. Fitorja e afron Bayernin me kreun e renditjes.
/Shqiptarja.com