Bundesliga/ Dortmund me mendjen te finalja e CHL, Mainz e mund 3-0! Koln merr tri pikë në garën e mbijetesës

Bundesliga/ Dortmund me mendjen te finalja e CHL, Mainz e mund 3-0! Koln merr tri pikë në garën e mbijetesës

Mainz 3-0 Dortmund

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë pesë nga ndeshjet e raundit të parafundit, atij të 33-të. Ra në sy humbja e Borussia Dortmund. Finalistët e Champions League u mposhtën 3-0 në udhëtim nga Mainz, me këta të fundit që siguruan tri pikë jetike në garën për mbijetesën. Barreiro dhe Jae-Sung me dopietë shënuan për Mainz.

Ndërkohë më herët te tri pikët doli edhe Koln, që fitoi 3-2 kundër Union Berlin në ndeshjen direkte. Edhe pse të parafundit, Koln shpreson që të fitojë në javën e fundit kundër Heidenheim dhe Union Berlin të humbasë kundër Freiburg për të mbijetuar. Ndeshjet e tjera përfunduan në barazim 1-1.

Kujtojmë se Leverkusen është shpallur kampion këtë sezon, ndërsa edhe pesë vendet e para për në Champions League janë zyrtarizuar.

Bundesliga, raundi 33:

E shtunë, 11 maj 2024

B. MGladbach 1-1 Eintracht Frankfurt

Koln 3-2 Union Berlin

Freiburg 1-1 Heidenheim

RB Leipzig 1-1 Uerder Bremen

Mainz 3-0 Dortmund

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Skandal te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Kemi nisur hetim administrativ! Do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Jeta e njeriut s'mund të shihet si mall tregu

Skandal te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Kemi nisur hetim administrativ! Do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Jeta e njeriut s'mund të shihet si mall tregu