Kampionati italian e nisi sezonin e ri ashtu siç ishte mbyllur ai i kaluari, pra nën shenjën e Interit. Kampionët e Italisë kanë treguar gjithë cilësinë e tyre, pavarësisht se në pjesën e parë kanë vuajtur, kanë mundur me goleadë Monza-n 4-1 në ndeshjen hapëse të edicionit. Interi kaloi shumë shpejt në avantazh me një supergol të Çalhanoglu, por pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi miqtë shënuan me Varela. Golat që sollën fitoren me goleadë për zikaltërit erdhën në pjesën e dytë me Zielinski, Pio Esposito dhe Bisek. Interi e nis fort Serinë A dhe paralajmëron rivalët.
Napoli vuajti shumë ndaj Genoas në Marasi në ndeshjen e parë të sezonit, por në fund fitoi. 2-0 triumfuan të besuarit e Allegrit me golat e De Bruyne dhe Vergara në minutat 82 dhe 87, duke siguruar fitoren e parë. Në dy sfidat e tjera të zhvilluara të shtunën, Cagliari mundi 1-0 Parmën, ndërsa Udinese-Como u mbyll 1-1.
Në rikthimin e tij tek Reali dhe në La Liga, Jose Mourinho fitoi në debutim. Real Madrid triumfoi vetëm në limite 2-1 ndaj Espanyol në transfertë, duke marrë tre pikët e para sezonale. Los Blancos kaluan shpejt në avantazh me Bellingham, por vendasit barazuan që në pjesën e parë. Carlos Esp, i aktivizuar në pjesën e dytë, shpëtoi Realin duke shënuar golin e fitores në minutën e 90-të.
Në Gjermani sezoni ka nisur me Superkupën, të cilën e ka fituar Bayern Mynih. Në ndeshjen ndaj Dortmundit, luajtur në transfertë, bavarezët fituan 2-1 me golat e Braun dhe Olise, duke bërë të tyren për herë të 12-të në histori Superkupën.









Komente
Komento