Gjermania është gati për të përballuar fazën 2 të pandemisë edhe në nivelin sportiv.Der Spiegel ka zbuluar protokollin e sigurisë duke zbuluar një detaj të veçantë se çfarë do të ndodh nëse me rinisjen e kampionatit do të rezultonte ndonjë futbollist pozitiv me koronavirus. Dhe ajo që do të ndodhi është kjo. Lojtari do të izolohej dhe kampionati do të vijonte pra kur Bundesliga të rikthehet në fushë nuk do të ndalet më edhe nëse do të ketë futbollistë me COVID-19.
Ndërkaq ka zhvillime konkrete edhe në kampionatin anglez që pritet të rinisë më 9 qershor. Zhvillimi i rëndësishëm është se qeveria në Angli e ka dhënë OK për të rinisur futbolli dhe të premten do të ketë një mbledhje mes klubeve për të njohur edhe protokollin e sigurisë.
Nëse në Gjermani dhe Angli janë thuajse gati probleme dhe polemika ka pasur në Itali për rinisjen e Serie A.Mediat bëjnë me dije se nuk ka ende asnjë akord dhe asnjë datë të mundshme për të rinisur kampionatin elitar në Itali. Debate ka pasur mes Ligës së Serisë A dhe ministrit të Sportit Spadafora.
Edhe pse u shtynë për vitin e ardhshëm Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” janë ende në dyshim. Mjekët në Japoni sqarojnë se nëse nuk zbulohet vaksina do jetë e vështirë. Po ashtu dyshime ka ngritur edhe Komiteti organizativ. Yoshiro Mori ka thënë se nëse Olimpiada nuk zhvillohet dot vitin e ardhshëm atëherë mund të mos zhvillohet fare./ Përgatiti Andi Kapxhiu