Bundestag-u voton pro dhënies së
këstit të 3 të ndihmës për Greqinë

GJERMANI - Parlamenti Gjerman ka votuar ditën e sotme pro nisjes së negociatave për dhënien e këstit të tretë të ndihmës për Greqinë, të një kësti mbi 86 milion Euro. Mocioni i votuar në parlament, kaloi me një shumicë votash të theksuar. Kështu 439 deputetë votuan pro, 119 votuan kundër dhe 40 abstenuan.

Para fillimit të votimit kancelarja Gjermane Angela Merkel paralajmëroi një “Kaos të parashikueshëm” nëse Bundestagu (Parlamenti Gjerman) nuk mbështet planin.

Ky votim vjen pas atij në parlamentin grek pak ditë më parë i cili votoi në favor të masave shtrënguese të kërkuara nga eurozona, si kushte për arritjen e një marveshje për dhënien e një kësti të tretë ndihme për Greqinë.

Ndërkohë të enjten, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka dhënë fondin emergjent të ndihmës për Greqinë, për të mundësuar hapjen e bankave greke, të cilat qëndrojnë të mbyllura që prej tre javësh dhe që pritet të rihapen të dielën.  

Sipas BBC 48 deputetë të Partisë konservatore të Merkelit kanë votuar kundër paketës së ndihmave për Greqinë duke sfiduar kështu edhe kancelaren, ndërsa të tjerë thuhet se nuk kanë votuar me shumë dëshirë, por vota e tyre ka qenë pro sepse nuk kanë dashur të dalin jashtë linjës së partisë.

Ndërsa, në një sondazh të kryer mëngjesin e sotëm është evidentuar se 49% e Gjermanëve nuk duan të flasin për marrëveshjen.
merkel

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti